Shkolla e futbollit “ProPrishtina” ka arritur marrëveshje me agjentin italian të njohur, Andrea Damico. “ProPrishtina” dhe Andrea Damico tashmë kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre dhe më 20 shkurt të këtij viti talentet e futbollit mund të dëshmojnë vetën.
“ProPrishtina” me bazë në qytetin e Fushë Kosovës nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në rrjetin social Facebook e kanë bërë të ditur ardhjen dhe marrëveshjen me agjentin Damico.
Damico do të bëjë përzgjedhjen e talentëve dhe më pas do t’i prezantojë në Itali në një turne që do të mbahet atje.
Në atë turne që do të zhvillohet do të marrin pjesë edhe shkollat e futbollit të skaudrave të mëdha italiane, si A.C Milan, Inter, AS Roma.
“ProPrishtina arrin marrëveshje me agjentin e futbollit Andrea Damico që të i prezantoj talentEt e rinj të ProPrishtinës në shtetin Italian, si dhe ProPrishtina do të jetë pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar i cili organizohet në Itali ku do jenë pjesëmarrës 84 skuadra ndër to janë: Milano, Inter, Roma dhe shumë skuadra te mëdha ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e tyre.
Agjenti italian Damico gjatë karrierës së tij ka përfaqësuar ndër futbollistë më më emër të futbollit italian, siç janë: Alessandro Del Piero, Genaro Gatusso, Francesco Toldo, Sebastion Giovinco, e shumë të tjerë.
Pra do të jetë një mundësi e artë për futbollistët e rinj nga gjithë Kosova për ta dëshmuar vetën para një agjenti dhe skauti me shumë përvojë.
Tashmë regjistrimin i talenteve të rinj ka filluar nga mosha shtatë vjeçare deri në atë 15.