Ajo njihet gjerësisht si një ndër modelet më të suksesshme të ditëve tona dhe pak njohin anën tjetër të saj; angazhimin në politikë.
Emily Ratajkowski bën pjesë tek të famshmet që nuk pajtohen me zgjedhjet e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Modelja nuk ka dalë në rrugë të protestojë kundër zgjedhjes së tij, por ka zgjedhur rrjetet sociale dhe një mënyrë krejt origjinale.
“Trupi im, zgjedhja ime”, shkruan ajo në një foto-protestë thuajse krejtësisht lakuriq kundër komenteve të Donald Trump për femrat.
Ndërkohë, në Twitter ajo është angazhuar shpesh në postime të ndryshme mbi aktualitetin politik amerikan.
“Demokracia funksionon atëherë kur kandidatët përfaqësojnë vërtetë interesat e qytetarëve”, është një postim i saj.
Në një tjetër ajo kërkon që të ndalet qortimi i zgjedhjes së amerikanëve.
“A mund të ndaloni së quajturi amerikanët idiotë? Ndoshta duhet t’u ofrojmë atyre mundësi zgjedhjeje më të mira”, shkruan ajo.