Protesta e mbështetësve të Sali Berishës në Shqipëri po vazhdon.
Pas akteve të tmerrshme të dhunës në selinë e PD-së, ata tashmë janë shpërndarë në perimetrin e kësaj godine.
Gazetarët e Abc News nga vendi i ngjarjes raportojnë se brenda selisë, bashkë me funksionarë eshtë edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Mbështetësit e këtij të fundit që ndodheshin brenda godinës u përplasën edhe fizikisht me ata të Sali Berishës në një moment të caktuar të protestës.
Bashkë me Bashën brenda selisë janë edhe disa zyrtarë tjerë të PD-së.