Të 18 të arrestuarit e protestës së 20 shkurtit janë liruar.
Ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “detyrim për paraqitje”, shkruan A2.
Gjykata e Tiranës vlerësoi të ligjshëm arrestin për 9 nga protestuesit e prangosur dhe të paligjshëm për 9 të tjerë.
Për 17 protestues u caktua masa e “detyrimit për paraqitje”. Për një tjetër, person me probleme të shëndetit mendor, nuk ështe caktuar asnjë masë sigurie.