Protesta e serbëve: Mbyllet rruga Shtërpcë-Prevallë

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër.

Sipas PK-së, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.

“Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme