Protesta kundër izolimit nga Coronavirusi qindra amerikanë kërkojnë “liri”

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit kundër masave shtrënguese të izolimit në shtëpi pushtuan rrugë e Nju Jorkut, edhe pse shteti konsiderohet si epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që grumbullime të ngjashme u mbajtën në dhjetëra qytete.

Demonstruesit u mblodhën përpara bashkisë së Manhatanit në solidaritet me njerëzit e tjerë që mendojnë si ta në Kaliforni, Pensilvani, Karolinën e Veriut, Uashington, Ohajo dhe Ilinois, të cilët kërkuan “liri” për miliona njerëz të mbajtur të bllokuar për shkak të virusit që deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 65 mijë amerikanëve.

Në Nju Jork janë shënuar më shumë se 13 mijë humbje jetë që nga nisja e pandemisë dhe masat e distancimit social janë vendosur të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në 15 maj.

Policia shoqëroi protestuesit që parakaluan në distriktin financiar të Manhatanit, ndërkohë që mes njerëzve kishte dhe shumë persona të armatosur, të cilët në një moment rrethuan dhe bashkinë dhe shumë institucione të tjera, si shenjë revolte kundër masave drakoniane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme