Qysh nga ora 8 e mëngjesit, qytetarët e Gjakovës të cilët akoma janë në kërkim të familjarëve të tyre të pagjetur, kanë filluar protestat e tyre kundër vizitës së serbëve të cilët kanë paralajmëruar pelegrinazh në këtë qytet, raporton Gazeta Blic.
Me këtë rast, në këtë protestë kanë dalë me dhjetëra banorë, teksa shihen edhe forca të shtuara të policisë të cilët shihen përgjatë rrugës ku qytetarë nga Gjakova janë mbledhur.
Familjarët që në duart e tyre po mbajnë fotografi të të afërmeve të tyre të cilët rezultojnë akoma të pa gjetur, janë duke mbajtur rrugën të bllokuar për të kundërshtuar ceremoninë e pelegrinazhit.
Gjatë kësaj proteste, familjarët u shprehën të mllefosur me institucionet e vendit ku i bënë përgjegjëse për neglizhencën e punës për personat e pa gjetur.Mirëpo, në qendër të vëmendjes këto familje gjatë fjalimeve të tyre kanë pasur vizitën e serbëve ku sipas tyre, kriminelët, duhet dhënë përgjegjësi për krimet që i kanë bërë.
“Kriminelët duhet të japin përgjegjësinë e vetë gjithsecili”, tha njëri nga familjarët që në dorë po mbanë një fotografi me 6 persona të pa gjetur.
Përveç kësaj, edhe një nënë e cila tha se ka dy djem të vrarë gjatë luftës, tha se edhe po t’i kishte djemtë e gjallë ajo sërish do protestonte kundër, si ajo i quajti, shikje.
“Nëna e dy djemve të vrarë në luftë. Shkije janë ata se serbë nuk m’doket shumë. Ata kanë bërë krime të shumta. Ato që ata i kanë bo nuk e di kush mundet mi bo. Edhe nëse unë i kisha pas gjallë djemtë unë prapë se prape kisha dal këtu. se çfarë krimesh kanë bërë këta, është e pa mundur ti përshkruajmë” tha ajo.
Ndryshe, ata kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për protestë nuk ka të bëj me besimin e tyre, porse në mesin e pelegrinëve serbë ka persona që ua njohin të bëmat gjatë luftës.