Protestuesit që po qëndrojnë në një universitet në Hong Kong kanë gjuajtur shigjeta dhe kanë lëshuar bomba benzinë ndaj policisë, përderisa po tetnojnë të mbajnë kontrollin e universitetit të barrikaduar.
Një oficer u plagos në këmbë me një shigjetë përderisa dhuna sërish ka kapluar territorin kinez.
Imazhet tregojnë shigjetën e ngulitur në këmbën e oficerit jashtë kampusit të Universitetit Politeknik (PolyU).
Muajt e protestave antiqeveritare kanë shkaktuar trazira në qytet.
Protestat u nxitën nga një plan i tërhequr tani për të lejuar ekstradimin në territorin e Kinës, por që atëherë janë zgjeruar në kërkesa më të gjera për një demokraci më të madhe dhe për hetime mbi veprimet e policisë.
Qeveria së fundmi konfirmoi që qyteti kishte hyrë në regresin e tij të parë për një dekadë.