Protesta të dhunshme në Hong Kong, polici sulmohet me shigjeta

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit që po qëndrojnë në një universitet në Hong Kong kanë gjuajtur shigjeta dhe kanë lëshuar bomba benzinë ndaj policisë, përderisa po tetnojnë të mbajnë kontrollin e universitetit të barrikaduar.

Një oficer u plagos në këmbë me një shigjetë përderisa dhuna sërish ka kapluar territorin kinez.

Imazhet tregojnë shigjetën e ngulitur në këmbën e oficerit jashtë kampusit të Universitetit Politeknik (PolyU).

Police media liaison officer hit in the leg by an arrow fired by rioters outside the Polytechnic University of Hong Kong. 17 Nov 2019

Muajt e protestave antiqeveritare kanë shkaktuar trazira në qytet.

Protestat u nxitën nga një plan i tërhequr tani për të lejuar ekstradimin në territorin e Kinës, por që atëherë janë zgjeruar në kërkesa më të gjera për një demokraci më të madhe dhe për hetime mbi veprimet e policisë.

Qeveria së fundmi konfirmoi që qyteti kishte hyrë në regresin e tij të parë për një dekadë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme