Protestat në Francë, ish-kampioni i boksit filmohet duke kapur në grushte policët (VIDEO)

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Në Francë vazhdojnë protestat e “Jelekëve të Verdhë” për të disatën javë radhazi. Ndërkohë që rrugët e Parisit dhe jo vetëm ato, janë mbuluar nga automjetet në flakë, një protestues rrezikon burgun.

Ai rrezikon të paktën 5 vjet burg pasi është filmuar duke rrahur keq një nga policët, gjatë përplasjes së sotme mes policisë dhe protestuesve.

Sulmuesi është identifikuar si ish kampioni i boksit, Christophe Dettinger dhe 36-vjeçari u filmua ndërsa kapte në grushte një nga oficerët e policisë në urën Leopold-Sédar-Senghor.

Videoja në fjalë u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa Dettinger është cilësuar nga shumë qytetarë si hero i lëvizjes.

Ndërkohë, ministrit të brendshëm francez, Christophe Castaner, e ka përshkruar sulmin si “frikacak dhe të patolerueshëm” dhe njoftoi se do të hapet një hetim mbi ngjarjen.

Protestat në Francë, ish kampioni i boksit filmohet duke kapur në grushte policët on Vidnews.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme