Udhëheqësi suprem i Iranit ka drejtuar akuza ndaj siç i ka quajtur “armiqve të vendit” për nxitje të protestave që lanë të vdekur 22 persona.
Ayatollah Ali Khamenei ka folur për herë të parë që nga përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë që shpërthyen javën e kalaur.
Nëntë persona, përfshirë një fëmijë, vdiqën gjatë natës në dhunën që përfshiu Iranin qendror, raportojnë mediat shtetërore.
Protestat janë më të mëdhatë që nga zgjedhjet e diskutueshme të 2009 për president.
“Në ditët e fundit, armiqtë iranianë përdorën mjete të ndryshme duke përfshirë para, armë, politikë dhe inteligjencë për të krijuar probleme për Republikën Islamike”, u citua të ketë thënë kreu suprem i Iranit në një postin në faqen e tij zyrtare në Twitter, raporton BBC.