Banorët e fshatit Harilaq të Fushë Kosovës kanë dalë sot të protestojnë, në kundërshtim të ndërtimit të një deponie ku do të rruhen mbetjet e rrezikshme.
Përfaqësuesi i kësaj proteste, Jeton Zogjani, për Klan Kosova tregoi detajet e këtij kundërshtimi:
“Jemi vendosur para aktit të kryer. Ne kemi qenë të painformuar për ndërtimin e kësaj deponie. Protestojmë sepse është zonë e banuar. Duhet të shkatërrohen rreth 18 hektarë pyje dhe vendosja e një gjëje të tillë e kontaminon ujin, tokën, të gjithat”.
Kjo duhet të ndalohet sa është në fazën e hershme. Për këtë vendim nuk janë konsultuar as me banorët dhe as me komunën. Ne po e kundërshtojmë dhe kjo është protestë e parë, dhe nuk do të ndalemi derisa nuk ndalohet kjo”.
“Ky problem nuk është veç i Harilaqit, por edhe i gjithë Kosovës. Është problemi që ata vet duhet ta kenë të qartë që nuk lejohet një gjë e tillë në zona të banueshme. Këto duhet të bëhen në zonat më të margjinalizuara dhe jo në qendër”, deklaroi Zogjani.