Protestë në Prishtinë: Qeveria e Kosovës të mos heshtë ndaj “spastrimit entik” në Gazë

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 18:39 | Nga Valmire Abdullahu

Një grup qytetarësh kanë protestuar të enjten në mbrëmje, në sheshin “Zahrit Pajaziti” në Prishtinë, në përkrahje të Palestinës.

Motoja e kësaj proteste, të cilën nuk dihet kush e ka organizuar, ishte “Në solidaritet me Palestinën”.

Protestuesit kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta ndryshojë qëndrimin pro Izraelit dhe të mos heshtë ndaj “spastrimit entik” që sipas tyre po ndodhë në Rripin e Gazës.

 “Stop gjenocidit në Gaza”, Qeveri ndrysho qëndrimin pro-gjenocidal”, “Mos hesht ndaj spastrimit etnik”, “Drejtësi për Palestinën”, “Bombardimi i fëmijëve nuk është vetëmbrojtje”, ishin disa nga mbishkrimet që mbanin protestuesit në duar.

Të ngjashme