Protestë para institucioneve të BE-së në Bruksel

Bruksel | 12 Mar 2024 | 11:32 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikatat evropiane janë mbledhur para institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel në shenjë proteste ndaj kthimit të masave shtrënguese në mbarë Evropën, raporton Ekonomia Online.

Sindikata Socialiste FGTB-ABVV ka udhëhequr demonstratën, në rreth rrotullimin e Schuman ku gjenden institucionet evropiane, nga ora 12:00 e së martës. Kanë marrë  pjesë rreth 2000 persona dhe të pranishëm ishin sindikalistë nga Franca, Italia e gjetkë.

Sipas tyre, reformat fiskale të BE-së do ta shtyjnë Belgjikën t’i ulë ndihmat sociale, gjë që “do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme te shumë njerëz”

Të ngjashme