Protestë para MAShTI-it për emërimet në UP: “Tërheqje ose dorëheqje”

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësues të disa organizata studentore bashkë me organizatat e shoqërisë civile, Admovere dhe ORCA, kanë protestuar për disa minuta para MAShTI-it pas vendimit të ministres në detyrë Hykmete Bajrami për emërimin e anëtarëve të bordit të Universitetit të Prishtinës.

Kjo pasi 2 nga 3 të emëruarit punojnë në kolegje private.

Me pankarta në duar me mbishkrimet “Tërheqje ose dorëheqje”, “Bizneset larg UP-së”, protestuesit i kanë kërkuar Bajramit ta anulojë këtë vendim. Në të kundërtën kanë thënë se do të ketë vazhdim të protestave.

Ministrja Bajrami të mërkurën ka shkarkuar 3 anëtarët e Këshillit, Ujkan Bajrën, Fadil Osmanin dhe Drita Shoshin, me arsyetimin se Këshilli ka dështuar t’i kryejë detyrat e tij. Në vend të tyre ka emëruar Mentor Gecin, Fisnik Reçicën e Muharrem Bajramin.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme