Sot duke filluar nga ora 13:00, te “Newborn”, afër Pallatit të Rinisë në Prishtinë fillon marshi protestues kundër ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Marshi protestues do të jetë paqësor dhe ftohen të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës për të shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën kundër ndalimit të Haradinajt nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti të Serbisë.
Haradinaj është ndaluar nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.