Protestohet për heqjen e vizave, deputeti Labinot Tahiri dorëzon pasaportën e Shqipërisë

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 13:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me flamuj të të gjitha shteteve të cilat kanë njohur Kosovën dhe mbishkrime si “Regjimi i vizave vetëm në Kosovë”, “Nga brenda jemi pa perspektive e nga jashtë të izoluar”, studentët e Prishtinës kanë dalë në protestë për të kërkuar lëvizje të lirë në Evropë, raporton Ekonomia Online.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri.

Ai para studenteve ka dorëzuar edhe pasaportën e Shqipërisë duke i bërë thirrje Ilir Metës që ti pajisë studentët me pasaporta shqiptare, raporton EO.

“Unë si deputet kur më është kërkuar ta votoj demarkacionin e kam votuar me kërkesën edhe të Apostolovës dhe te gjithë atyre presioneve.

U bëjë thirrje të gjithë deputetëve të mendojnë. I bëjë thirrjes Ilir Metës t’i pajisë qytetarët me pasaporta të Shqipërisë.

“I falënderoj që ma ka dhënë pasaportë të Shqipërisë, por unë që nga tash do ta dorëzojë edhe këtë pasaportë” tha ai.

Arben Elshani, kryetar i Parlamentit Studentor, tha se përmes këtij marshimi po kërkojnë liberalizim e që sipas tij është e drejtë themelore.

“Kemi dalë dhe po marshojmë, po kërkojmë të drejtën tonë të pamohueshme, lëvizjen e lirë. A është vlerë e BE-së izolimi. Duam ta ndjejmë veten tonë të lirë dhe të kontribuojmë për vendin tonë”, tha ai.

Jehona Gashi, kryetar ne fakultetin e Filologjisë tha se mosliberalizimi i vizave është ndër padrejtësitë më të mëdha që po i bëhen studenteve.

“Kosova ka njerëz të zot e talent. Mosliberalizimi i vizave është e padrejtë e madhe që po i bëhet Kosovës”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme