Grupi i qytetarëve #Protestoj, përmes një aksioni simbolik të mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se Kosova është vendi më i varfër në Evropë për shkak të keqqeverisjes, për shkak të urisë dhe pangopshmërisë së udhëheqësve.
“Këtë nuk po e them vetëm unë, këtë e kanë thënë edhe vet politikanët e përfshirë në aferat ‘Pronto’. Sa ironike i dëgjojmë tek tallen me ne, me ofshama, pasthirrma e ulërima e fjalët më banale pa fije turpi, përderisa shteti ynë shkon drejtë një rrugë pothuajse pa kthim”, tha Aulona Mehmeti nga grupi #Protestoj.
Grupi #Protestoj ka paralajmëruar protestën e nesërme, e cila do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 17:00.