Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës protestoi para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar korrigjimin e Ligjit për Paga.
Protestuesit kanë nisur marshin nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe kanë vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë, me parullën “Duam vend meritor në Ligjin e Pagave” ndërsa ecnin duke thirrur njëzëri “Kryeministër kthena pagat”, “Dëgjoje këtë zë”, “Deputetë, mos i mbyllni shkollat”, “Ne jemi zëri i 27 mijë punëtorëve të arsimit e kulturës”, raporton Ekonomia Online.
Rrahman Jasharaj, kryetari i SBAShK-ut, ka thënë se ata e kanë paralajmëruar me kohë kryeministrin, ministrin e Arsimit dhe atë të Administratës Publike për pakënaqësitë e tyre, raporton Ekonomia Online.
“SBAShK-u ka paralajmëruar me kohë, përmes shkresave zyrtare, kryeministrin Haradinaj, ministrin Bytyqi e Yagcilar për pakënaqësitë e arsyeshme të punëtorëve të arsimit e të kulturës lidhur me Projektligjin e pagave, por ata nuk kanë bërë veprim konkret për t’i përmirësuar lëshimet e për t’i përfillur propozimin tonë konkret lidhur me koeficientin”.
Jasharaj bëri të ditur se kjo protestë është alarm i fundit drejtuar qeverisë. Ai tha se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, SBAShK-u do të vazhdojë me veprime sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme, raporton EO.
“Kjo protestë është alarm i fundit drejtuar qeverisë që ta kuptojnë se situata është serioze dhe të veprojnë menjëherë duke tërhequr Projektligjin e pagave, për ta kthyer në Ministrinë e Administratës Publike, për ta korrigjuar në mënyrë që sektori i arsimit dhe kulturës të kenë vend meritor. Në të kundërtën, SBAShK-u do të vazhdojë me veprime sindikale, të cilat do të jenë edhe më radikale, e duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme”.
Atdhe Hykolli, profesor në Fakultetin e Edukimit, ka lexuar letrën mbështetëse të Komitetit të Unionit të Sindikatave Evropiane të Arsmit (ETUCE).
“Me këtë letër, ETUCE përfaqëson 132 sindikata të arsimit në të gjitha nivelet e arsimit në 51 shtete, shpreh mbështetjen ndaj jush në grevën paralajmëruese për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të negociojë me SBAShK-un lidhur me arritjen e personelit të arsimit në Projektligjin për Paka në sektorin publik.”
“ETUCE solidarizohet me ju, në mbrojtjen e interesave të mësuesve dhe kërkesën për ngritjen e koeficientit për paga për mësues.”
Nënkryetarja e Sindikatës, Vjollca Shala, lexoi para të pranishmëve kërkesat e SBAShK-ut, drejtuar kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës.
Kërkesat e SBAShK-ut: