Protestojnë punëtorët e Lushtakut, shpresojnë në Supremen (Foto)

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 10:36 | Nga

Punëtorët e Administratës komunale dhe ata të Shëndetësisë kanë protestuar sot për një orë para objektit të komunës së Skenderajt me qëllim të kundërshtimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ndaj Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe grupit Drenica.

Protestuesit kanë kërkuar nga Gjykata Supreme që ta zhveshë drejtësinë nga politika.

Sipas Këshillit të Punëtorëve të Administratës Komunale dhe Shëndetësisë në Komunën e Skenderajt protesta ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po i bëhen kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, me procese të motivuara politikisht.

skenderaj1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme