Protestojnë punëtorët teknikë të QKMF-së në Prishtinë, kërkojnë rritje të pagave

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 10:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët teknikë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë kanë protestuar në shenjë pakënaqësie me trajtimin e këtyre punëtorëve lidhur me pagat dhe kushtet tjera, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, punëtorët po kërkojnë rritje të pagave 300 euro bruto.

Sipas tij, protesta e greva nuk do të ndalen dhe se nëse nuk realizohen kërkesat mund të ketë lëshim kolektiv të vendeve të punës.

“Sot këtë takim e kemi thirr me punëtor të Qendrës  Kryesore së Mjekësisë Familjare këtu në Prishtinë, për të njoftuar opinionin se sipas të dhënave që kemi na, kjo Qendër e Mjekësisë Familjare do që të nënshkruaj kontratë me këta punëtor me 303 euro pagë neto, për të cilën ne si sindikatë edhe vetë punëtorët kanë kërkuar që të mos pranohet kjo pagë dhe sigurisht se nuk do të bëjmë greva dhe protesta të tjera sepse kemi ardh deri te një vendim përfundimtare. Në mënyrë unanime në moment pasi t’i nënshkruajmë kontratat do t’i lëshojmë të gjitha vendet e punës dhe sigurisht qendra e mjekësisë familjare do të mbetet pa përkujdesje”.

“Po e bëjmë këtë pasi që me një kohe bukur të gjatë, jemi takuar dhe nuk jemi dakorduar që tani e tutje paga e punëtorëve të jetë 275 euro jo se po duam të krijojmë ne komoditet, por megjithatë nuk mund të ia dalim andaj ne preferojmë Kryetarit të Prishtinës dhe Drejtorisë se Shëndetësisë që të interesohet për punëtorët e Bangladeshit, sepse ma nuk punojmë”.

Të ngjashme