Protestojnë specialistët stomatologë, kërkojnë punësim

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 10:49 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Specialistët stomatologë të papunë kanë  protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata po kërkojnë vende pune pasi nga 1 janari i vitit 2018 u është premtuar të jenë në vend punimet e tyre.

Përfaqësuesja e specialistëve të stomatologjisë, Mirjeta Berisha, tha se po kërkojnë së paku një afat të caktuar kohorë pavarësisht sa do të jetë i gjatë ky afat.

Berisha thotë se ka përkrahje nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, por sipas saj, duhet përkrahje edhe nga kryetarët e komunave në vend.

“Këtu jemi mbledhur të protestojmë pasi jemi të pakënaqur dhe duam të punësohemi në sektorin publik. Ne kërkojmë të bëhet një zgjidhje që të sistemohemi në këtë sektor. Me ministrin Ismajli jemi taku mirëpo s’kemi përgjigje konkrete nga ai jemi më shumë se 120 specialistë të papunë, punojnë në disa ordinanca ndërsa të tjerët të papunë pasi s’mund të hapin ordinanca të tyre. Ne i takojmë këtij vendi dhe meritojmë të sistemohemi. Ministri ka vullnet të behët një zgjidhje por duhet edhe një përkrahje nga kryetarët e komunave ose nevojitet koordinim me njëri tjetrin. Kemi bë kërkesë që të kemi një takim me kryeministrin dhe kryetarin ne s’po kërkojmë asgjë tjetër veç me na e dhanë një datë sa kemi me pritë”, u shpreh Berisha.

Ndërsa, specialistja e stomatologjisë, Arta Pollozhani, tha se qëllimi kryesorë i kësaj protestë është punësimi i specializantëve.

“Qëllimi është punësimi i specialistëve të stomatologjisë janë  shumë pak të inkuadruar në institucione private presim përkrahje nga akterët qeveritarë”, tha Pollozhani.

Për Valon Halitin, specialist i stomatologjisë, që nga viti 2017 që të iu bëhet një zgjidhje.

“Kjo është protesta e tretë me radhë dy kanë qenë para Ministrisë së Shëndetësisë. Arsyeja pse protestojmë është që të na e dhanë një një afat kohorë. Premtimi në vitin 2017 nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë qe do te bëhet një zgjidhje”, u shpreh Haliti.

Përndryshe, specialistët e stomatologjisë kane protestuat dy javë më parë për të njëjtën kërkesë, para Ministrisë së Shëndetësisë.

Të ngjashme