Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe edhe në objektin e Qeverisë: Duam veprime, jo statuse në Facebook

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 13:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit në shenj proteste pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, raporton Ekonomia Online.

“Duam veprime jo statuse”, kjo ishte thirrja para zyrës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ku edhe hodhën ngjyrë të kuqe.

Trina Binaku, aktiviste tha se shteti ka dështuar që t’i ndëshkojë dhunuesit, duke mos u siguruar vajzave jetë të qetë.

“Përdhunimi i vajzës pesë vjeçare nga pesë burra është vazhdim i një sistemi patriarkal. Ky sistem që po prodhon vazhdimisht dhunues”.

“Ka pasur raste kur këta përdhunues janë lënë të lirë nga shteti. Shteti është duke e dëshmuar që dështimin e vet duke mos ua siguruar vajzave sigurinë. Nëse ju nuk i ndëshkoni dhunuesit, ne do t’i ndëshkojmë”.

Protesta nisi te sheshi “Zahir Pajaziti”, vazhdoi te Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Këshilli Gjyqësor.

Pos Prishtinës, protestë do të mbahet edhe në Tiranë e Shkup.

Sipas njoftimeve, në Tiranë mbledhja në sheshin “Nënë Tereza” nis në orën 18:30, ndërkohë në Shkup në orën 17:00.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme