Dhjetëra qytetarë kanë protestuar, sot, kundër skandalit të përgjimeve “Pronto II”. Për dallim nga tri protestat e mëparshme, sot ka pasur më shumë pjesëmarrës.
Protestuesit kanë filluar ecjen nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar.
Protestuesi gjatë marshimit nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit kanë brohoritur: “E keni dh** punën”, “M*t e keni ba”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Hajnat në burg” etj.
Pak para protestës, protagonisti i këtyre përgjimeve, Adem Grabovci, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të grupit parlamentar të PDK-së.
Por, përfaqësues të protestuesve thanë se dorëheqja nuk mjafton. “Është një grup njerëzish që duhet të mbyllen në burg”.