Aktivisti i Vetëvendosjes Nol Nushi në protestën e sotme ua ka konfirmuar protestuesve arrestimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, duke thënë se veprime të tilla tregojnë se Qeveria me dhunë po e shtypë rezistencën e tyre.
“Tash duke hyrë në Kuvend, është arrestuar deputetja Donika Kadaj-Bujupi, dhe këtu po fillon qartë që qeveria me terrorin e vet policor e me dhunë me shtypë rezistencën”.
“Vazhdimisht këtu po provokohemi nga policët duke na shtyrë me mbrojtëse që i kanë në dorë. I bëjmë thirrje komandantit të policisë që mos ti detyrojë policët që të na shtyjnë neve, sheshi është i joni, ky vend është ku ne mund të protestojmë”, ka thënë aktivisti Nushi.