Protestuesit të cilët kanë bllokuar rrugën në kufi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë fyer në gjuhën serbe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Duke kaluar rrugën në momentin kur policët po bënin ndërrimin ata kanë brohoritur e fyer në gjuhën serbe.
Qysh në orët e para të mëngjesit, në kufijtë e Kosovës me Serbinë, Policia e Kosovës ka nisur të aplikojë vendosjen e targave të përkohshme “RKS” për veturat që kanë targa nga Serbia.
Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat provuese.
Në eri të vendit, gjatë të hënës në mëngjes, është shtuar prezenca e Policisë së Kosovës dhe gjithashtu edhe e pjesëtarëve të KFOR-it, pasi shoferët serbë të veturave me tabela të shtetit të tyre kanë protestuar kundër vendosjes së tabelave provuese RKS.
Me protestuesit janë bashkuar edhe prestarë të Listës Serbe, derisa mediet në Beograd kanë raportuar se Presidenti Aleksander Vuçiq ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar për e Siguri.
BE-ja ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet në Veri të Kosovës.