Qytetarët e Gjakovës janë revoltuar me ardhjen e pelegrinëve serbë në kishën ortodokse në Gjakovë me ç’rast kanë thyer edhe xhamin e autobusit me të cilin pelegrinët serbë kanë hyrë në qytetin e Gjakovës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në Gjakovë, Lirie Podrimaj- Beqiraj.
“Po është e vërtetë është thyer një xham i autobusit, dhe lidhur me këtë janë shoqëruar në stacioni policor pesë femra”, ka thënë Podrimaj- Beqiraj.
Ajo ka shtuar se ende janë duke pritur vendimin e Prokurorit se çfarë masa do të ndërmerren ndaj pesë femrave të shoqëruara në polici.