Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe, AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur përkrahje për protestën e thirrur nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë realizimin e së drejtës për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në reagimin e saj, AAK thekson se kjo është një kërkesë e drejtë dhe legjitime, pasi përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me Kushtetutë dhe me ligj, por që sipas studentëve ende nuk po zbatohet në praktikë.

Aleanca ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut të veprojnë pa vonesë, duke respektuar parimin e barazisë dhe të drejtat e shqiptarëve, të garantuara edhe me Kushtetutë.

Të ngjashme