Deputeti Sllobodan Petroviq, është provokuar verbalisht e fizikisht nga disa anëtarë të listës serbe. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në një restorant në Prishtinë, raporton RTKlive.
Ngjarja është konfirmuar nga vetë deputeti Sllobodan Petroviq. Pas këtij incidenti menjëherë ka reaguar Policia e Kosovës ku personin që e ka provokuar deputetin Petroviq e kanë marrë në pyetje.
Këto sulme ndodhin pas thirrjeve publike te presidentit Vuçiq kundër Sllobodan Petroviqit dhe serbëve të tjerë, të cilët nuk janë në listën serbe.
Deputeti Petroviq, për të folur rreth rastit, do të mbajë konferencë shtypi sot në orën 12 në hollin e Kuvendit të Kosovës.