Slobodan Petroviqi dhe partiakët e tij nuk u lejuan të kalojnë në Serbi

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë së Pavarur Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të partisë, në shenjë proteste kanë kaluar në pikën kufitare Merdar, por nuk janë lejuar të hyjnë në territorin serb.

Vizita në kufi, nën shoqërimin e gazetarëve, erdhi pas rastit të djeshëm të ndalimit te Dheu i Bardhë të Sërgjan Jovanoviqit, anëtar i SLS-së dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Petroviq shtoi se këto direktiva vijnë nga Beogradi dhe se intervistimet nga policia serbe kanë qenë mesazhe frikësuese për qëndrimet liberale të SLS-së.

Ai madje ka treguar edhe se është sulmuar fizikisht dhe se tash po ruhet nga Policia

 “Nga ky vend duam të dërgojmë në porosi të qartë që ne asnjëherë nuk kemi punuar kundër interesva të Serbisë…nëse gabimi jonë më i madh që ne si serbë jemi në institucione të Kosovës kemi bërë shymë për komunitetin serb atëherë ne e pranojmë atë gabim”, tha Petroviqi.

Petroviq po ashtu u dërgoi porosi për përfaqësuesit e BE-së duke thënë se presin një reagim të tyre.

Petroviq me këtë rast ka dërguar porosi edhe për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuqiq duke i tthënë se ata nuk janë duke punuar kundër tij dhe Serbisë dhe kanë kërkuar nga ai që t’i lejojë të jetojnë të qetë dhe në paqe me fqinjët e tyre në Kosovë.

 “E porosisim presidentin e serbisë Aleksandër Vuqiq që ne nuk po punojmë as kundër jush as kundër Serbisë. E di që jam më pak se ju por as nuk më shkon mendja të punojë kundër jush. Na leni që të jetojmë të qetë si njerëz normal .  Me këtë mënyrë ne kemi dashur ta kthejmë vëmendjen tek të gjithë opionini që ne të ardhmen mos të kemë probleme më tutje nga ata që janë andej”, tha Petroviq.

Sipas tij, nëse kjo metodë vazhdon atëherë do të ketë shumë pasoja për serbët që jetojnë në Kosovë.

Ndërsa  Srgjan Jovanoviq i ndaluar te Dheu i Bardhë derisa ishte duke shkuar në Vranjë bashkë me gruan e tij tregoi pyetjet që ia ka bërë Policia serbe.

Njëra ndër to është pse nuk keni kaluar në Listën Serbe.

 “Pyetja për të gjithë ka qenë e njëjtë: ‘Çka punoni në Qeverinë e Kosovës’ ‘ Me çka merreni’  ‘Pse jeni pjesë e SLS-së, ‘Pse nuk kaloni në Listën Serbe bisedat kanë qenë të gjata’”, ka treguar Jovanoviq.

Protesta e Petroviqit vjen një ditë pasi autoritetet serbe dje kanë ndaluar Sërgjan Jovanoviq, anëtar i bordit të partisë së tij dhe njëherësh këshilltarin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj te Dheu i Bardhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme