Provokoi policët në Leposaviq, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 03 Maj 2026 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti ka provokuar zyrtarët policorë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti i ka provokuar zyrtarët policorë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme