PS i propozon Ilir Metës postin e Presidentit

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 18:06 | Nga

Pas dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit, mësohen prapaskenat e fundit mes kryeministrit Rama dhe liderit të LSI-së, Ilir Meta.
Burime pranë maxhorancës bëjnë të ditur për Panorama se ka qenë kryeministri Rama që i ka ofruar Metës karrigen e Presidentit në një nga takimet e fundit që kanë pasur.

Mësohet gjithashtu se Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje aty për aty, por ka thënë se do ta shqyrtojë këtë propozim.

Deri në këto moment Meta ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë drejtimi i karrierës së tij politike.

Pas djegjes së raundit të 3-t sot, per shkak se nuk u paraqit asnjë emër për kandidat, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur se raundi i 4-t do të zhvilohet neser ne oren 17:00. Sipas kushtetutës për raundin e 4-t mjaftojnë 71 vota për zgjedhjen e Presidentit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme