PSD: Asociacionin e ka emëruar Kurti, “Zajednica” po bëhet mbiemri i tij

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 15:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), në një aksion kundër Asociacionit, ka shkruar në muret e ndërtesës kryesore të Qeverisë dhe disa ministrive, në shesh e mure të tjera në qendër të Prishtinës, sloganin “Albin Zajednica”, duke rikujtuar se pikërisht lideri i Vetëvendosjes, sa ishte në opozitë e kishte pagëzuar kështu.

Zgjim Hyseni, nënkryetar i PSD-së, ka thënë se sot që Asociacionin po i duhet ta zbatojë vetë, ka një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacionin po e quajnë “vetëmenaxhim”. 

“Në VV të gjithë ishim kundër Asociacionit, përveç Kurtit siç duket”, ka thënë Zgjim Hyseni, nënkryetar i PSD-së.

Sipas tij, Asociacioni paraqet ndarje etnike dhe është i dëmshëm.

“Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që iu bëhej kundërshtarëve politikë. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajednicë’. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete. Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim”. 

“Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i vetë Albinit”.

Me këtë rast, Hyseni ka ftuar qytetarët që të shtunën t’i bashkohen thirrjes për protestë.

“Kemi të bëjmë me një projekt jashtëzakonisht të dëmshëm që Kurti po e zbaton, tash që po e zbaton ka vendosur për me ja ndërrua emrin. Atë që dikur e ka quajtur ‘Zajednicë’ tash e quan vetëmenaxhim. Pra ata që dikur ti ke vendos me emertu, ata përmes cilës ti i ke ngjitur emër, dikujna ose diçkafit sot është bërë mbiemri yt. Emrin ‘Zajednicë’ e ka ngjit Albini e sot ‘Zajdenica’ është mbiemri i vetë Albin Kurtit, ne i ftojmë gjithë ata që janë kundër këtij projekti të dëmshëm që të shtunën të na bashkohen në protestë. Kosova është me e rëndësishme se secili politikan”, tha ai.

Të ngjashme