PSD: Deri më tani janë mbledhur rreth 4 mijë nënshkrime për faljen e gjobave

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate që nga 21 maji ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin me moton “Të Falen Gjobat e Pandemisë”, për qytetarët.

Tash e pesë ditë, kjo parti ka mbledhur nënshkrime në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë.

Zgjim Hyseni nga kjo parti në një prononcim për Sinjalin bëri të ditur se deri më tash në këto tri qytete janë mbledhur rreth 4 mijë nënshkrime.

Sipas tij, pas mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve në këtë peticion, do ta dorëzojë në Kuvendin e Kosovës projektligjin për faljen e 200 mijë gjobave ndaj qytetarëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Po ashtu, Hyseni bëri të ditur për Sinjalin se ky aksion do të vazhdojë edhe në komuna tjera. Ai njoftoi se nesër do të mblidhen nënshkrime në Komunën e Deçanit.

“Nuk mundem me thanë sa nënshkrime i kemi mbledhë në Prishtinë, Mitrovicë apo Prizren. E mora vesh që deri tani janë mbledhë rreth 4000 nënshkrime. Ligji kërkon mbledhjen e së paku 10.000 nënshkrime për ta adresuar në Kuvend si nismë ligjore. Mbledhja e nënshkrimeve vazhdon edhe ne komunat tjera. Nesër jemi ne Deçan”, tha Hyseni për Sinjalin.

Të ngjashme