Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt ka bërë të ditur se më 28 janar në orën 11:00 në Hotel Grand do ta mbajnë mbledhjen e Kuvendit të partisë.
PSD ka bërë thirrje për anëtarët dhe delegatët që të vihen në komunikim me partinë për informacione që mund t’iu duhen.
Informatën e ka bërë të ditur zëdhënësi i PSD-së, Nol Nushi
Njoftimi i plotë:
Thirrje per anetaret!
Te dielen e ardhshme, me 28 janar, nga ora 11:00 ne sallen e Hotel Grand ne Prishtine, PSD mbane mbledhjen e Kuvendit te Partise.
Te gjithe ju anetare delegate mund te na kontaktoni ose te paraqiteni ne sekretariatin e partise per infot qe mund t’iu interesojne.
Te bashkangjitur e keni linkun me rendin e dites.