PSD-ja diskuton për dëmin që i shkaktohet mjedisit në Kosovë

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Në zyrat e Partisë Socialdemokrate, (PSD), me prezantimin e aktivistit për mjedis Granit Gashi, u zhvillua diskutim mbi mjedisin, veçanërisht për dëmin që i shkaktohet atij në Kosovë.

Përmes një njoftimi për medie, aty u tha se “Dëmtimi i mjedisit prej shfrytëzimit që i bëhet nga akumuluesit më të mëdhenj të kapitalit po ndikon drejtpërdrejt në jetën e shumicës së popullatës e cila po paguan faturën e pakicës shfrytëzuese. Politika të reja që sigurojnë ruajtjen e mjedisit që rrjedhimisht përmirësojnë jetën e shumicës janë të domosdoshme dhe urgjente”.

Të ngjashme