Kryetari i Parti Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kjo parti ka dorëzuar kërkesën për shkak të diskutimeve rreth dialogut dhe “rrezikut nga skenarët që po përmenden”.
Sipas Ahmetit, kryesia duhet të mblidhet të hënën dhe të caktohet urgjentisht seanca, raporton Ekonomia Online
“Sot dorëzuam kërkesën për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit për shkak të diskutimeve rreth dialogut dhe rrezikut nga skenaret që po përmenden. Nuk ka kuptim që Kuvendi të pushojë. Kryesia duhet të mblidhet të hënën dhe të caktohet urgjentisht seanca”, ka shkruar Ahmeti, në faqen e tij në Facebook.