PSD-ja i konsideron përndjekje politike bastisjet në NPB

Prishtinë | 17 Maj 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka cilësuar përndjekje politike bastisjet që janë kryer tek ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Ish-aksionari i NPB, Dren Kukaj, tha bastisjet janë përndjekje politike që po i bëhet atij dhe PSD-së. Ai ka kritikuar edhe reagimin e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla për këto bastisje.

Ai ka sqaruar se i është bastisur banesa e tij dhe shtëpia e prindërve.

“Policia më ka thënë se do të ma kthejnë një telefon që ma kanë marrë kohë më parë e ma kanë kërkuar telefonin tjetër. Ma kanë konfiskuar telefonin tim. Së pari e kanë bastisë banesën e prindërve të mi, kanë marrë dy kompjuterë, të nënës dhe të babës tim”.

“I kam ftuar në shtëpinë time, nga aty nuk kanë marrë asgjë, përpos telefonit të cilin na kanë udhëzuar fillimisht ti dorëzojmë. Unë nuk kam si ta shoh ndryshe pos si përndjekje, pasi Ministri i Punëve të Brendshme del e thotë që ka qenë aksion i suksesshëm ende pa përfunduar. Unë kam qenë i gatshëm të dorëzoj çka do që kam pasë, në këtë rast, fillimisht si dëshmitar e pastaj si i dyshuar. Ka vendime të gjykatave civile që për projektin për të cilin jemi në gjykatë është i ligjshëm”.  

“Ekziston një grup parapolitik i përbërë nga një grup i Lëvizjes Vetëvendosje që na përndjekë. Sikur të isha në LVV edhe do kishim bë atë projekt, do të konsideroheshim heronj. Jam i indinjuar, ju betohem se do të iu kundërpërgjigjem. Mezi pres të dalë para një gjykate e të them çka kam”.

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj tha se është krejtësisht e qartë që aksioni është një përndjekje politike.

“Ajo që tash po e konstatoj, do ta argumentoj. Është krejtësisht e qartë se është përndjekje politike. A nuk erdhën në pushtet për të vendosur drejtësi për krimet ekonomike, a nuk erdhën në pushtet për të përndjekur hajnat e mëdhenj. Ata po përndjekin PSD-në”.

Të ngjashme