Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, thotë se kjo parti ka kërkuar debat parlamentar për Vettingun, ku do të diskutohej implementimi i tij.
“Rivlerësimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve hetues, shihet nga Partia Socialdemokrate si një mundësi që të krijohet një sistem dhe mekanizma përmbajtësor që luftojnë korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrave zyrtare. Për këtë, kemi bërë një kërkesë për debat parlamentar në të cilin do të diskutojmë për mundësitë e implementimit të Vettingut në Kosovë”, ka shkruar Pantina.
Tutje, ajo thotë se korrupsioni nuk luftohet me fjalë, as deklarime kundër tij, por përmes krijimit të mekanizmave dhe një sistemi që siguron masa preventive dhe kontroll të sigurt.
“Partia Social Demokrate është e përkushtuar maksimalisht për këtë”, përfundon ajo.