PSD-ja me Projektligj për delegacionin shtetëror në dialogun me Serbinë

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 14:57 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka prezantuar Projekt-Rezolutën mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Sipas kësaj Rezolute, delegacioni shtetëror do të përbëhet nga 11 anëtarë: 5 nga koalicioni qeverisës, 4 nga opozita dhe një nga shoqëria civile, raporton Ekonomia Online.

Ky delegacion bashkë drejtohet nga dy përfaqësues, një nga opozita dhe një nga koalicioni qeverisës.

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, tha se kjo Projekt-Rezolutë është dërguar në Kuvend te të gjitha partitë dhe ka gjetur përkrahje të plotë nga AKR, AAK dhe Alternativa, ndërsa PDK-ja e ka mbështetur nxjerrjen e një rezolute, por jo edhe tekstin e ligjit.

E me këtë Rezolutë dhe tërë përbërjen e saj nuk po pajtohet Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja. Kjo sipas Ymerit po bëhet për qëllime të tyre politike.

“Sot do flasim për procesin e dialogut për Rezolutën të cilën e kemi paraqitë si tekst për themelimin e delegacionit shtetëror. Rezoluta për dialog themelon delegacionin shtetëror. Procesi i dialogut kuptohet si mënyrë efikase për marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Ai do të jetë i pranueshëm vetëm derisa palët e dialogut pranojnë Kosovën si shtet”, ka thënë Ymeri.

Ai ka treguar për përbërjen e këtij delegacioni.

“Delegacioni shtetëror është përbërë na 11 anëtarë:  6 nga koalicioni qeverisës, 4 nga opozita dhe një nga shoqëria civile. Brenda dialogut procedurat e dialogut janë paraparë të jenë konsensuale. Është paraparë që delegacionit shtetëror dy dokumente bazë me të cilat do funksionojë. Këto dokumente janë diskutuar me parti tjera. PDK-ja nuk ka kthyer përgjigje sa i përket tekstit të ligjit. Ndërsa VV-ja dhe LDK-ja e kanë kundërshtuar këtë harmonizim për arsye të tyre politike. I bëjmë ftesë edhe LDK-së edhe VV-së që të bëhen pjesë e këtij dialogu shtetëror që të kemi një dialog më transparent”, ka thënë Ymeri, raporton EO.

Dukagjin Gorani tha se përmes kësaj Projekt- Rezolute nuk cenohet roli i askujt.

“Këto dokumente janë të ndërlidhura njëra me tjetrën, Rezoluta pa dialog nuk ka fuqi kushtetuese. Këto propozime përkufizojnë mandatin e një procesi kaq të ndjeshëm. Me to nuk përkufizohet roli i askujt. Këto 2 projekt dokumente e përkufizojnë dialogun shtetëror si entitetin e vetëm që ka përgjegjësi për këtë dialog. Të dy dokumentet u janë prezantuar të gjitha partive brenda kuvendit dhe është harmonizu brenda AAK-së, AKR-së dhe Alternativës. Ndërsa Vetëvendosje nuk ka pranuar këtë harmonizim”, ka thënë Gorani.

Tutje Visar Ymeri ka thënë se presidenti Thaçi po e pengon këtë Rezolutë, por kjo është më e drejta.

“Procesi i dialogut është një angazhim të veçantë prandaj është e rëndësishme që të themelohet një delegacion shtetëror”, shtoi ai.

Sipas këtij dokumenti delegacioni shtetëror mund të shkarkohet nëse:

-Nuk i përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë.

-Nuk i përgjigjet komisionit për mbikëqyrje të dialogut në së paku 3 ftesa.

-Evidentohen shkelje të procedurave të vendosura me këtë ligj.

-Evidentohen shmangie nga platforma shtetërore gjatë procesit të dialogut.

PSD-ja nuk dha një datë konkrete se kur do hidhet në votim kjo projekt Rezolutë.

Të ngjashme