PSD-ja me strategji kundër korrupsionit: Ky është shkaku kryesorë i largimit të qytetarëve

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 12:22 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se korrupsioni dhe nepotizmi duhet të largohen si dukuri. Sipas tij, korrupsioni është shkaku kryesorë që po i largon qytetarët nga vendi, raporton Ekonomia Online.

“Kur i shohim numrat për deklarime të pasurisë, punësimet e ndryshme tregojnë që një pjesë e madhe e shtetit është dhe shkon në rrjete të ndryshme mes politikes dhe bizneseve. Largimi korrupsionit është vetëm një përqindje  e shpresës që e shkakton të qytetaret, pra është shkaku kryesorë i largimit. Pikat qe janë te domosdoshme të bëhen në Kosovës që të përmirësohet. Gjendja ne besojmë se do të ndërtojmë sisteme që parandalojnë dhe dënojnë kapin rastet e korrupsionit”, u shpreh Ahmeti.

Këto komente, Ahmeti i bëri në një konferencë për medie. Si kryetar i Komunës së Prishtinës, ai tha se në komunën që udhëheqë ka transparencë, sipas tij, nuk ka asnjë dokument që nuk është publikuar.

“Nuk ka asnjë dokument që se kemi publikuar. Çdo konkurs çdo shpenzim çdo faturë e kemi të publikuar pa pas nevojë që gazetarët të hulumtojmë këtu përfshihen edhe faturat e drekave dhe darkave. Kjo e ka edhe efektin tjetër çdo zyrtare do të mendojë dy herë tri here para se të jap faturë që nuk është në interes te komunës. Publikojmë lejen dhe kërkesën për lëne pyeten te gjithë fqinjët qe kjo leje ju pengon”, u shpreh Ahmeti.

Sipas kreut të kryeqytetit, sistemi i kontratave të hapura është në ëebfaqen e Komunës. Ahmeti tha se rregull ka edhe ndaj aseteve zyrtare, si veturat.

“Çdo veturë  kemi GPS dhe e dimë saktë se ku është kur e lëshojnë kufirin paralajmëron drejtorin e administratës. Nuk kemi asnjë aferë korruptive asnjë aktakuzë, në momentin kur publikon çdo gjë dëshmon se nuk je i interesuar. Rritje enorme prej mandatit ne mandat dhe nuk mund ta shpjegojnë historinë prejardhjen”, tha Ahmeti.

Ndërsa, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, tha se korrupsioni dhe nepotizmi po e pengojnë zhvillimin ekonomik. Madje ajo kritikoi edhe partitë e tjera, për të cilat, tha se nuk kanë strategji për luftimin e këtyre dukurive.  

“Korrupsioni dhe nopotizimi janë shakataret kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe investimet e huaja. PDK, AAK dhe LDK qe deri me tani s’po duket që kanë strategji  si ta luftojnë korrupsionin janë po ato qe e kanë kërkuar këtë sistem dhe po fillojnë ta mbajnë atë. Këto parti në vend të ndihmojnë ndërtimin e një gjyqësori të pavarur qe lufton krimin e nepotizmin, me shumë e kanë degraduar atë duke punësuar prokuror e gjyqësorë që janë të afërt me të”, tha Pantina.

Sipas Pantinës, PSD-ja ka hartuar strategjinë se si duhet të luftohet korrupsioni në Kosovë. Në mesin e tyre, Pantina thotë se duhet të ketë organizim të vettiungut.

“PSD tashmë është duke hartuar strategji si do ti do te duhej të luftohej korrupsioni. Hapat që duhet të ndërmerr seriozisht janë. Organizmi i vetingut të reformohet organet e drejtësisë duke larguar gjyqtarë të korruptuar dhe që janë pjese te partive. Transparencë radikale ne procese gjyqësore, përmes kësaj vihet ne pah puna e secilit prokuror dhe gjykatës, aty mundë të kuptoni se pse po vonohen lëndët dhe nga kush”, shtoi ajo, raporton EO.

Ahmeti dhe Pantina kanë komentuar edhe mungesën e deputetëve në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Ka kohë qe Kuvendi ka dalë prej binarëve përgjegjësia është te kryetari i Kuvendit dhe për te caktuar datat. Ka qenë praktike e mire që seancat janë mbajtur çdo te ënjte. Kjo praktike ka degraduar komplet dhe nuk ka seriozitet të mjaftueshëm sidomos te koalicioni qeverisës që e kanë drusore”, th Pantina.

Ahmeti tha sr kjo është një shenjë e keqe nga ana e deputetëve sidomos në kohën kur flitet për liberalizim .

“Është shenjë e keqe që nuk po mundet të mblidhet kuorum i thjeshte unë nuk e di çka bonjë jashtë asaj pune sepse kjo punë paguhet bukur mire një pak 20 fish më e madhe takohen 1 herë në javë dhe ju bëjë thirrje me deputet e PSD-së janë në numër por në këtë kohë kur flasim reforma e liberalizuar po me duket bukur e papërgjegjshme”, tha Ahmeti.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/602161743627173/

Të ngjashme