PSD-ja thërret protestë gjithëpopullore të shtunën kundër dënimit të “Calit”, Molliqaj ka një kërkesë për deputetët

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 14:32 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Social Demokrate ka thirrur protestë gjithëpopullore për të shtunën në Prishtinë kundër dënimit të Sali Musafës – Calit nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka ftuar qytetarë që t’i bashkëngjiten protestë, që sipas tij, të dëshmohet se Mustafa nuk është dënuar në emër të popullit të Kosovës.

Ai ka dhënë detaje duke shtuar se protesta do të mbahet në sheshin Zahir Pajazit deri të institucionet qendrore.

Molliqaj ka kërkuar nga deputetët që të bëjnë amendamentin e ligjit për Gjykatën, duke e quajtur Gjykatë të Drejtësisë, raporton EO.

“Si PSD jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Në ditët në vijim para protestës do të bëjmë një njoftim për këtë”.

“Do t’i paraqesim me shkrim dhe do të kërkojmë nga deputetë që të kërkojmë amendamentin e Gjykatës, nuk duam që të jetë Gjykatë Speciale por Gjykatë e Drejtësisë së Kosovës. Ftojmë secilin qytetarë të fjalës së lirë të jetë në protestë që të tregojmë se ky dënim nuk është në emër të qytetarëve”.

“Tashmë edhe Avokati i Popullit thotë se ky dënim është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut. 24 dhjetor ditë e shtunë nga ora 14:00 nga sheshi Zahir Pajaziti deri tek institucionet e shtetit do të realizohet protesta.

“Nëse duam ta mbrojmë luftën e UÇK-së duhet ta amandamentojmë ligjin ta kthejmë nga Gjykata Speciale në atë të drejtësisë”.

Të ngjashme