Pas takimit me disa nga partitë opozitare, PSD ka paralajmëruar organizimin e një proteste tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës.
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, para mediave ka thënë se ka pajtim që duhet të ketë protestë qytetare të përbashkët, shkruan lajmi.net.
“Jemi dakorduar për bashkëpunim opozitar. Në kohën kur ne po flasim vendimi i ZRrE-së nuk është bërë publik. Çmimi i energjisë është rrit vetëm me tre rreshta. Ka pajtim që duhet të ketë protestë qytetare të përbashkët. Kemi dy ditë kohë që të dakordohemi për protestë. Njerëzit në protestë nuk janë njerëz të PSD-së, drejtuesit e partive duhet të jenë në valë të njëjtë me anëtarët e partisë”, ka thënë Molliqaj.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për aksion opozitar duke potencuar se si PSD do vazhdojnë me aksione tjera.
“Kosova ka nevoje për aksion opozitar. Nëse do të ishim bashkë atë ditë në shesh ky vendim nuk do merrej. Mua me intereson që ky vendim të zbrapset sepse është i dëmshëm. Ne si PSD do të vazhdojmë me aksione, nuk do te ndalemi. Unë jam optimist që edhe LDK dhe PDK nga presioni qytetar do te marrin pjese ne proteste”, shtoi tutje Molliqaj.