Shefi i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar protestë me datën 29 janar në ora 14 për të shprehur pakënaqësitë që kanë për ngritjen e cmimit të energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.
Ai e ka quajtur një gjë të tillë si dënim për qytetarët dhe favorizim për bizneset.
“Çështja është energjia, rritja e cmimeve dhe protestës që do ta organizojmë. Qeveria subvencionin një kompani privare sic është KEDS. Janë zotuar 75 milion për këtë kompani. Nga buxheti i kosovës do të derdhen në KEDS 119 milion e gjysmë euro në këtë kompani. Kjo ëhstë e papranuehsme dhe shqetësuese shumë e madhe.
“Vendosja e bllok tarifave ka disa probleme sepse e favorizon ata që kanë mudësi më shumë. Është proklamu që ka rritje ekonomike. Bizneset e mëdha në kosovë kanë pasur rritje te fitimeve. Ky është dënimi që po u bëhet qytetarve. Këto bllok tarifa duket që po i amneston një pjesë të njerzve. Shumica e qytetarve të kosovë që nxehen me rrymë do ti tejkalojnë bllok tarifën e parë ku nuk do të ketë rritje”.
“E dyta ka shumë qytetarë paguajnë më pak. Duke pasur parasysh tani KEDS pasi që pat humbje duhet paguar humbja. Qeveria po thote rrëzimet i marim ne e fitimet i merrni ju KEDS. Qeveria është shndërrua në financue të kësja kompanie me para tona”.
Ai tutje tha se kanë ftuar shoqërinë civile për protestë të përbashkët por këta të fundit nuk kanë shprehur qëndrimin që të bashkohen në protestë
“Ne si parti bëjmë ftesë gjithë atyre që janë kundër vendimit me datën 29 janar në ora 14 të takohemi në sheshin Zahir Pajaziti për të shprehur pakënqësitë tona që do të jetë para datës 1 shkurt. Ne kemi ftuar shoqërinë civile të kemi protestë të përbashkët nuk kanë shprehur qëndrimin që të na bashkohen në protestë. Nga nesër fillon puna organizative”.