PSD ua merr çelësat zyrtarëve të ZRrE-së, ua pamundëson hyrjen në zyra

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate ua kanë marrë çelësat e zyrtarëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, raporton Ekonomia Online.

Një zyrtar i këtij institucioni, ka tentuar të futet në zyrën e tij por që e ka pasur të pamundur.

Ndërkohë, PSD po vazhdon protestën me fishkëllima duke kërkuar dorëheqjen nga kryetari i bordit dhe publikimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.

Molliqaj ka kërkuar serish nga kryetari i Bordit ta paraqesë vendimin për shtrentim të energjisë.

Ai i tha se janë duke punuar me vendime të Qeverisë Kurti për ata edhe nuk kanë përgjigje.

“Na nuk do t shkojmë ju nuk jeni duke punuar jeni duke u sjellë si kapadai në zyre në vend që të jepni përgjigje për pyetjet tona. Drejtori i KEDS-it ka ble telefon me paret e rritjes së çmimit të energjisë? A ke ble edhe ti telefon? A është i yti?”, kanë qenë pyetjet e Molliqajt drejtuar Zejnuhallut.

Të ngjashme