PSD ua uron Bajramin e Vogël besimtarëve myslimanë

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 11:38 | Nga

Partia Socialdemokrate ua ka uruar Bajramin e Vogël të gjithë besimtarëve islamë.

“Kjo festë e Bajramit të Vogël rikujton sakrificën dhe thërret për ndihmë ndaj nevojtarit. Atyre që sot nuk kanë mundësi të kurohen dhe të arsimohen, që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme, që nuk kanë qasje në drejtësi. Të gjithë të margjinalizuarve, të shtypurve dhe të harruarve të shoqërisë. Gjithë atyre që kanë nevojë për dritë shprese dhe për kurajë, e që janë sot shumica që ka pak”, thuhet në urimin e PSD-së.

“Mirësia, solidariteti, harmonia dhe paqja mes njëri-tjetrit duhen të jenë udhërrëfyes i yni i përditshëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë.

Gëzuar dhe mbarësi për secilin!”, përfundon urimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme