Ju aplikoni për shumë vende të punës por asnjëherë nuk merrni thirrje për intervistë nga ndonjë kompani.
A keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të jetë duke shkuar gabim?
Nëse ka një vend të hapur të punës, patjetër se dikë do ta punësojnë, por përse ju gjithmonë e humbni mundësinë?
Ekspertët e burimeve njerëzore i kanë analizuar më thellë arsyet se përse 90 për qind të CV-ve refuzohen dhe, siç duket, “CV-të jo profesionale” janë arsyeja kryesore.
Gjërat që me siguri jeni duke i injoruar në CV-në tuaj:
1. Shumica e CV-ve tregojnë për aftësitë, por pak prej tyre flasin për përvojat. Kjo është edhe arsyeja se përse duhet ta bashkëngjitni një letër motivuese.
2. Çdo e treta CV ka gabime drejtshkrimore. Shumica e aplikacioneve të kandidatëve për punë refuzohen shkaku i drejtshkrimit të dobët.
3. Kur aplikoni për një punë, CV-ja dhe letra e motivimit duhet të modifikohen për punën adekuate.
4. Aplikimi pa e lexuar përshkrimin e punës është një tjetër arsye se përse refuzohen CV-të.
5. Shpenzoni kohë për ta shkruar mirë dhe në mënyrë profesionale CV-në tuaj. Mos e merrni atë të gatshme në internet, por bëjeni vet dhe bëjeni shumë mirë!