Pse Albin Kurti e humbi përkahjen time?

Prishtinë | 20 Qer 2023 | 13:50 | Nga Shenoll Muharremi

Gjithmonë kam qenë me opozitën, për shkak se aq shumë u katandiske vendi, saqë gjithmonë kemi kërkuar një opcion dhe zgjidhje të re. Korrupsioni dhe klientelizmi ka shkuar aq thellë dhe larg në Kosovë, saqë vetëm Albin Kurti ka qenë opcion i mirë. Kështu si unë kanë mendu mbi 50% e Kosovës. Jo më!

Çfarë ndodhi? Lufta kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme, por siguria kombëtare, apo siguria e paqja dhe stabilitetit është më i rëndësishëm për fëmijët tanë. Siguria kombëtare është jetike, ekzistenciale për ne. Atë e ruan KFOR dhe sponzorët e pavarsisë së Kosovës, SHBA dhe BE. Kurti më ka prekur këtu, në esencën dhe ekzistencën time dhe të Kosovës.

Qeveria me veprimet dhe mosveprimet e saja gjithashtu po e dëmton seriozisht interesat afatgjate ekonomike të vendi duket larguar investitorët potencial. Pak njerëz e kuptojnë efektin real afatgjatë të këtij fenomeni. Kosova thjesht nuk ka resurese dhe ekonomi, pa investime të huaja ska gjasa. Pa investime shtesat për fëmijë do mbesin 0.33 cent në ditë edhe shumë gjatë. Kjo nuk mjafton dhe nuk është e qëndrueshme.

Pasiqë prita me javë e muaj që Kryeministri dhe Qeveria të ndryshojnë diskursin ata nuk po lëvizin me hapat dhe veprimet që po nevojiten. Albin Kurti nuk e ka më simpatinë dhe përkahjen time. Lufta kundër korrupsionit ska vlerë nëse shtëpia digjet.

Ajo për çfarë ai qëndroj gjatë, nuk ekziston më. Kosova nuk është me një vend më i sigurt për qytetarët dhe investitorët. Ardhmëria e Kosovës me levizjet e fundit është vënë në pikpyetje dhe po rrezikohet. Ai sigurisht që i ka fituar votat dhe sa për mua le të qeverisë sa të mundet. Por mua nuk më ka më pas. Nuk më përfaqëson. Tung dost, të dëshiroj gjithë të mirat në jetën private ty dhe familjes tuaj.

Të ngjashme