Pse disa çifte qëndrojnë të martuar pavarësisht se nuk e duan njëri-tjetrin dhe nuk janë të lumtur

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Hulumtimet tregojnë se disa çifte qëndrojnë më martesa të këqija vetëm për shkak të përkushtimit të tyre të madh apo parave që i kanë investuar në lidhje – sipas hulumtimeve, gjërat materiale janë më të rëndësishme për shumë njerëz sesa dashuria e lumturia.

Është e vështirë për dikë të mendohen arsyet se pse duhet qëndruar në një lidhje ku nuk ka më dashuri e lumturi, transmeton Telegrafi.

Por fatkeqësisht shumica jetojnë kështu.

Arsyeja e parë dhe më e zakonshme se përse çiftet qëndrojnë në martesa të dëmshme janë fëmijët.

Përveç kësaj, ekspertët thonë se ka edhe disa arsye tjera.

Disa e shmangin divorcin sepse nuk duan të kalojnë përmes kaosit.

Disa e justifikojnë situatën duke thënë se nuk kanë para për avokat, e tjerët frikësohen nga gjykimet e të afërmve. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme