Pse disa njerëz infektohen më lehtë me Coronavirus

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Ka disa pyetje të thjeshta që kanë të bëjnë me tema për të cilat nuk dihet shumë. Por ato pak gjëra që janë konstatuar, na duhen shumë për të mos u sëmurur. Për këtë arsye ne pyesim veten se kush janë njerëzit që preken më lehtë nga koronavirus dhe pse.

Grupi i gjakut dhe Coronavirusi

Ka disa njerëz që sëmuren më pak se të tjerët. Sipas një studimi të kryer nga Shoqata Amerikane e Hematologjisë, ka disa njerëz që kanë përparësi natyrore të mos sëmuren. Duke ekzaminuar grupet e gjakut, studiuesit vunë në dukje se ata që i përkasin grupit të gjakut 0 sëmuren më pak se grupet e tjera. Ky fakt varet nga prania e një antitrupi që parandalon virusin të ankorohet në qelizat e kuqe të gjakut. Me siguri do të vijojnë studimet për ta kthyer këtë zbulim në një zgjidhje praktike për të gjithë.

Çfarë e shkakton faktin që janë shumë asimptomatike dhe kush janë ata?

Mikrobiologu Andrea Crisanti i përgjigjet kësaj pyetjeje: “Arsyet pse shumë njerëz zhvillojnë këtë tolerancë nuk dihen, por është e qartë se merita nuk është për shkak të antitrupave”. Në fakt, shumë njerëz vdesin nga një reagim i tepërt dhe i pakontrollueshëm i antitrupave, të cilët prodhojnë një inflamacion të fortë dhe të gjerë dhe përfundimisht shkatërrojnë vetë trupin. Ky reagim i tepruar i antitrupave ndodh veçanërisht tek të moshuarit, sepse pikërisht tek këta mekanizmi që rregullon ndërhyrjen e antitrupave nuk funksionon mirë. Në të vërtetë, janë të moshuarit ata që më së shumti i nënshtrohen kësaj sëmundjeje.

Kush infektohet më lehtë dhe pse?

Midis njerëzve që preken më lehtë nga koronavirusi janë ata që ushqehen keq. Kështu shpjegon biokimisti Fulvio Ursini i Universitetit të Padovës: “Ajo që hamë dhe si jetojmë ka një ndikim të fortë në aftësinë tonë për të kontrolluar inflamacionin. Dhe virusi shkakton një inflamacion të pakontrolluar nga i cili vdes. Njerëzit obezë të cilët morën koronavirusin kishin 113% më shumë gjasa të shtroheshin në spital, 74% më shumë të ngjarë të shtroheshin në spital në kujdesin intensiv, 48% më shumë gjasa të vdisnin.”

Siç kemi parë, natyra u jep një shans shtesë atyre me grup gjaku 0, më pak të moshuarve dhe më shumë atyre që ndjekin një dietë të shëndetshme.

Të ngjashme